Tashmë PD është dukshëm e ndarë në dy ka mpe. Dhe nuk mungojnë as aku zat dhe as replikat edhe midis mbështet♪7sve të njërës apo tjetrës palë. E tillë ka qenë edhe përplasja mes Evi Kokalarit dhe Ervin Salianjit.
Pas ironizimit të deputetit Ervin Salianji duke thënë se nuk e njihte aktivisten e Partisë Demokratike Evi Kokalarin, dje reagoi edhe kjo e fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Kokalari thu mboi Salianjin, teksa i tha se nëse do rrinte me burra si Berisha dhe jo me Grida Dumën, do kishte arritur ta njihte.
“O Salianj më raftë pika sa i voçkël je. Po të kishe ndenjtur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti”, shkruajti ajo.
Ndërsa kundërpërgjigjen nga Salianji e mori sot. I ftuar në Breaking në Top News, Salianji tha se nuk i përgjigjet njerëzve që marrin mikrofonin për të folur, se sipas tij janë persona që kanë mllef ndaj kujtdo.
“Unë nuk i përgjigjem qytetarëve që marrin mikrofonin në këto takime, edhe në komente kur shkruajnë, njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë, që boshësia e tyre bëjnë që të kenë mllef me çdo personazh. Edhe ajo ashtu është,” tha Salianji.