Loading...

Vlonjati 36-vjeçar d enoncon humbjen e të fejuarës, vjehrri i jep lajmin live në ‘Pa Gjurmë’

25-vjeçarja nga Cakrani i Fierit ishte larguar nga shtëpia më 24 shtator në orën 13:00, duke mos i dhënë shumë detaje Klodianit. Ata kishin komunikuar sërish në mbrëmje, por biseda ishte e vakët dhe Asija nuk kishte dhënë një vendndodhje të saj. Një ditë më pas, më 25 shtator, Klodiani kishte tentuar ta telefononte sërisht dhe e fejuara i kishte deklaruar se po largohej drejt Shqipërisë. Por, i riu vlonjat ngre shumë dyshime për humbjen e të fejuarës së tij.

Mes nesh nuk ka ndodhur asgjë, vetëm kur është larguar papritur. E dija se do shkonte në punë. Kemi 7 vite që jetojmë bashkë në Ciro Marina të Italisë. Debate burrë e grua kemi pasur, po jo që ajo të ikte dhe të mos kthehej më. Folëm në telefon, por u shkëput linja dhe në orën 21:00 të darkës fola prapë dhe dy fjalë më tha dhe e mbylli. Ditën tjetër, pas shumë telefonatave ma hapi dhe më tha “jam në autobus po iki në Shqipëri”. Unë kam komunikuar me prindërit e saj dhe ata më thanë “po vjen në Shqipëri”. I bija telefonit më pas dhe doli i fikur’-u shpreh Klodiani në një lidhje live skype me moderatoren Odeta Dume.

Stafi i “Pa Gjurmë” kontaktoi me babain e Asies, Arjan Muçën, teksa ky i fundit dha lajmin se vajza e tij nuk kishte h umbur, por ndodhej e strehuar në një shoqatë në Milano të Italisë, për arsye se kishte hequr dorë nga bashkëjetesa me Klodianin.

Vajza më ka telefonuar dhe ndodhet në një shoqatë bamirësie në Milano. Ime bijë nuk është e humbur. Ajo i ka dhënë fund marrëdhënies me Klodianin. Është strehuar atje tashmë. Nuk shkonte me Klodianin ndoshta, s’e di. S’është puna jonë kjo, e kanë me njëri-tjetrin”, deklaroi Arjan Muçaj.

36-vjeçari e mëson live vendndodhjen e të fejuarës dhe komunikon në program me babain e saj.

Klodiani: Ajo iku dhe unë nuk e di a ndodhet vertëtë në shoqatë
Arjan Muçaj: Vajza me telefonoi dhe më tha se nuk dëshiron më të jetojë me ty. Mua më vjen keq, por ajo vendos.
Klodiani: Unë dyshoj se Asia ndodhet në Milano tek shoqja e saj dhe gënjen, pasi nuk do të zbulojë shtëpinë ku fshihet.
Arjan Muçaj: Unë kam numrin e telefonit të vajzës, mund ta merrni live.
/shqiptarja.com

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com