Zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku, i ftuar në “Repolitix”, foli lidhur me vaksinën kundër C OVID-19 dhe gratë shtatzëna.
I pyetur lidhur me kohën e duhur të marrjes së vaksinës, Ulqinaku u shpreh se nga 0-3 muajshe ideale do të ishte për gratë shtatzëna të shmangin v aksinën, megjithatë nuk përbënë problem dhe një vendim i kundërt. Kjo për shkak se embrioni është në një fazë delikate të tij.
Gjatë fjalës së tij theksoi edhe faktin se vaksina nuk ka si pasojë sterilizimin.
“0-3 muaj të parë duhet ta shmangi, është periudhë në të cilën embrioni është në faze delikate. Nuk ka efekt anësorë, por ne e sugjerojmë, nuk është e domosdoshme. Por në muajit e tjerë, mund të bëhet është e sigurt. Vaksinimi para shtatzënisë, sepse nuk ekziston kjo që thonë që mbetesh sterilë. Nuk ndikim, kjo është e vërtetuar.”, tha ai.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini rekomandoi bazuar në sugjerimin e Komitetit taksni të ekspertëve që gratë shtatzëna të bëjnë vaksinën Pfizer.
“Komiteti teknik i vaksinimit ka rekomanduar që gratë shtatzëna mund të marrin vaksinën gjatë shtatzënisë. Rekomandohet që të përdorin Pfizer.”, u shpreh ajo.
/Shqiptarja.com