Loading...

51 operacione për të shpëtuar 15 vjeçarin, babai e b raktisi 2 vjeç, nëna e vetme bënë thirrje nga spitali

Është vetëm 15 vjeç, një djalë i qeshur, por me sy të trishtuar, që lufton çdo ditë për të fituar një betejë pas një defekti në lindje, që i rrezikon jetën. 10 vite më parë ai ra në
k oma, por fatmirësisht u zgjua.

Është një histori e dh imbshme që u trajtua në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ajo e adoleshentit nga Mirdita, Alonson Rama, i cili jeton në Londër, aty ku i është nënshtruar 51 operacioneve të njëpasnjëshme. Kur nëna e tij Enkelejda Tarazhi ishte shtatzënë mjekët dalluan një anomali në javën e 12-të. Alonson u lind në vitin 2006 kur u diagnostikua me Gastroschisis, ku 31 cm e zorrës ishte funksionale, ndërsa pjesa tjetër e dalë jashtë organizmit e dëmtuar. Ai iu nënshtrua operacionit të parë 3 orë pasi kishte ardhur në jetë, operacion i cili f atkeqësisht nuk do të ishte i fundit për të. Gjatë rritjes, i mituri iu nënshtrua edhe 50 operacioneve të tjera. Vetëm kur ishte 11 muajsh, nëna do të mund ta merrte në krah të voglin, ndërsa deri në moshën 5-vjeçare Alonson merrte ushqimin përmes serumit. Është e vështirë për nënën e tij të kërkoj ndihmë, por nga pamundësia ekonomike ajo nuk është më në gjendje të përballojë kostot e ndërhyrjeve të vazhdueshme. Prindërit u di vorcuan 13 vite më parë, kur babai e braktisi djalin në moshën 2-vjeçare, por nëna nuk është dorëzuar asnjë moment dhe dhembjen për të birin e ka kthyer në forcë. Ajo u drejtohet me zemrën e një nëne kujdo që mundet të jetë me të në këto momente të vështira, pasi e ka të pamundur të përballojë kostot për të mbajtur në jetë Alonson, i cili aktualisht ndodhet në reanimacionin e Kings College Hospital, në jug të Londrës.

Për shkak të ekonomisë, për të lëvizur nga jugu në veri është e vështirë. Po aq e vështirë është të kërkoj ndihmë, por e kam të pamundur të përballoj kostot.Është një histori prej shumë vitesh, por ne e përjetojmë çdo ditë. Aktualisht Alonso ndodhet në spital dhe unë mora leje këtu për të bërë këtë apel për ndihmë. Kur linda nuk munda ta merrja djalin në krah, pasi na ndanë menjëherë që foshnja t’i nënshtrohej operacionit të parë, 3 orë pas lindjes. Ky operacion i parë nuk do të ishte i fundit për të. Unë ndjehem me fat që kam jetuar këtu në Londër dhe ju kërkoj ndjesë, që po bëj këtë apel për ndihmë, pasi e di që jeta është e vështirë, por e kam të pamundur.

Të shumtë kanë qenë qytetarët në Camberwell Green, zonën ku nënë e bir jetojnë prej 17 vitesh, të cilët u kanë dhënë mbështetje, por kalvari i vuajtjeve të këtij 15-vjeçari nuk ka të sosur. Vetëm në 20 ditët e fundit ai i është nënshtruar edhe 5 operacioneve të tjera. Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa si rezultat i komplikacioneve të tjera ka humbur 8 gishtat e duarve. Një tjetër operacion e pret javën që vjen 15-vjeçarin që dergjet në shtratin e spitalit. Alonson e don jetën, ashtu si kushdo ia din vuajtjet, shpreson gjithashtu se një ditë, ai do mund jetojë si gjithë bashkëmoshatarët e tij. I rrethuar nga lodrat, për 15 vite me dorën e fashuar nga serumet, ai është një Spilo në filmin ’Amico mio’ që u rrit spitaleve, në përpjekje për të parë një dritë në fund të tunelit. Me shpresën për t’i ardhur në ndihmë:

KONTRIBUONI NË ENKELEJDA TARAZHI, IBAN: GB71 ABBY 0901 2901 0952 83

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com