Një burrë është gjetur i varur nga familjarët në fshatin Perondi në Kuçovë, mbrëmjen e sotme. Sipas hetimeve paraprake të policisë, H.A, 67 vjeç, është vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij.
Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Perondi, Kuçovë, një shtetas dyshohet se është vetëvarur.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:
Shtetasi H.A, 67 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.
Trupi i pa jetë është gjetur nga familjarët.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.