Ndërsa një ditë më parë PD paralajmëroi se do e padisë për sh pifje, pas a kuzave bërë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, aktivistja Evi Kokalari shfaqet në krah të kreut të shtetit Ilir Meta.
Takimin Kokalari e ka bërë të ditur vetë përmes një postimi në rrjete sociale duke ndar foto me Presidentin e Republikës.
“Ishte kënaqësi të takohesha më në fund me presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe për bisedën e sinqertë”, shkruan Kokalari, në postimin e saj, shoqëruar me foto krah Metës.
A është ky një mesazh, se kreu i shtetit po mbështet në distancë, ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit, i njohur për ‘dobësitë’ e tij ndaj z. Berisha, pohuar kjo në disa deklarata publike të tij për mediat, apo takimi me znj. Kokalari është pjesë e axhendës rutinë të kreut të shtetit? Gjithçka mbetet për t’u parë në zhvillimet në vijim, ku politika premton një stinë të nxehtë.
(BalkanWeb)