Loading...

Reagon nëna e Aldi Ramës në rrjetet sociale pas v dekjes së të birit

Valbona Kolgjini ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas ngjajes së rëndë, ku djali i saj 21-vjeçar Aldi Rama, v rau veten pasi v rau nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë.

Nëna e të riut ka postuar një foto të djalit të saj si foto kopertine, ndërsa në shenje zie për humbjen e të birit si foto profili ka vendosur një shirit të zi.

Ajo në polici dy ditë më parë u shpreh se kishte shumë pak kontakte me të birin, sepse pas ndarjes me babain e Aldit ajo jetonte në Durrës me motrën, ndërsa djali ishte rritur me gjyshërit.

Edhe pse gjatë gjithë ditës trupi i Aldi Ramës ishte në morgun e Tiranës, vetëm tezja ishta atje ndërsa sot nëna kishte shkuar ta merrte trupin e Aldit dhe se sot do të përcillet për në banesën e fundit në Durrës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com