Loading...

NJOFTIM PËR BANORËT E NOVOSELËS, MOS PINI UJIN DERI NE NJE NJOFTIM TE DYTE

NJOFTIM PËR BANORËT E NOVOSELËS, MOS PINI UJIN DERI NE NJE NJOFTIM TE DYTE..

Ujësjellës Kanalizime Vlorë, bën me dije se për shkak të mungesës së energjisë elektrike gjatë orëve të fundit për shkaqe sigurie të jetës së banorëve të Novoselës dhe fshatrave të kësaj Njësie Administrative sipasojë e përmbytjeve nga dalja e lumit “Vjosë” nga shtrati, ka patur anomali në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm.

Por, situata pritet që të stabilizohet gjatë ditës së sotme me rikthimin e energjisë elektrike. Gjatë kësaj të diele, në orët e pasdites pritet që të bëhet furnizimi me ujë i të gjithë Njësisë Administrative të Novoselës.

Ujësjellës Kanalizime, kërkon nga banorët e Novoselës, të gjitha fshatrave të saj, por edhe të zonave të tjera që furnizohen nga ky Ujësjellës, përfshi edhe disa fshatra të Njësisë Administrative Qendër, të mos konsumojnë ujin për ta pirë apo për gatim.

Deri në një njoftim të dytë, uji mund të përdoret vetëm për shërbime komunale apo vetjake, por e thesojmë që, kategorikisht jo për tu pirë apo për gatim.
Bëjmë me dije se Stacionet e Pompimit të Ujësjellësit nuk janë përmbytur, por duhet të bëhet klorinimi i tubacioneve. Pasi të kryhen analizat nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe pasi të jepet miratimi i specialistëve të shëndetësisë, uji mund të konsumohet.

Nëpërmjet një tjetër njoftimi, do t’ju informojmë për momentin që uji i pijshëm mund të konsumohet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com