Loading...

Berisha Ramës: “Kape p eng një njeri”,mos luaj me fatet…

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndalur turin e tij të takimeve në qytetin bregdetar të Durrësit. ‘Foltorja për PD’ u zhvendos dje në orën 18:00 në qytetin bregdetar, ku shumë demokratë e kanë pritur Berishën në sallën e Pallatit të Kulturës, Aleksandër Moisiu.

Lideri historik i demokratëve nga foltorja ku të pranishëm ishin mbështetës të tij, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që mos të luaj me fatet e pluralizmit. Mes të tjerash ai theksoi se Basha është marrë peng nga kryeministri Rama.

“Të bëhemi ne shtojcë e Edi Ramës, e njeriut me rekorde më të z eza, i cili me mendësi atërore, mori përsipër duke marrë p eng kryetarin, t’i fusë th ikë pluralizmit në Shqipëri. Shqiptarët për pluralizmin kanë bërë sakrificë të jashtëzakonshme. Mijëra jetë të humbura, mijëra të tjerë në kampet e përqendrimit. Atëherë se çfarë je ti?! Shkuar Makbethit se merr peng një dhe kujton se do marrësh peng pluralizmi. Paralajmëroj Edi Ramën: mos luaj me fatet e pluralizmit, se do të presë fati i paraardhësve të tu. Rregullat janë rregulla. Kape p eng një njeri dhe kujton se do të shkelmosh mbi 620 mijë shqiptarë që votuan kundër teje, pa llogaritur dhjetra mijëra të tjerë që iu rrëmbeve votën. Ku të çon mushka?! Në greminë po shkon. Ne jemi gati. Para se të merremi me pengun, do merremi dhe me padronin e tij. Përgjegjësia do të jetë më e madhe për të, se ndaj kujtdo tjetër.

Ju ftoj ju të dashur miq, që të angazhohemi në një dialog me të gjithë demokratët, me të gjithë ata që kanë votuar për ne dhe të shpjegojmë se çfarë po bëjmë. Po kërkojmë që të dëgjohet zëri juaj. Më thoshte një studente dje; unë isha kandidate për Këshill Kombëtar. Unë mendoj se fitova, por nuk isha në listë. Shkova kërkova të drejtën time për të numëruar votat. Dhe më thanë; nuk ndodh ajo. Më thanë; ka përfunduar ky proces. Më tha; çfarë ti them unë Edi Ramës, kur kryetari im nuk më le që të numëroj votën. Do ta bëjmë këtë Kuvend për të sanksionuar norma dhe standarde për rolin tuaj. Duhet të jeni ju që do të zgjidhni me votën tuaj, këshilltarë, kryetar bashkie, deputetët tuaj. Këtë e kërkon maturia e demokracisë në 30 vite. Kjo është praktikë më e suksesshmja. Kuvendi që do të mbledhim do të sanksionojë se kurrë një kryetar nuk mund të grabis pushtetin e forumeve që keni votuar. Nëse ai e bën këtë, nuk është më kryetar. Do të mbledhim Kuvendin. Ne do të hartojmë platformën tonë, me të cilën do të pushtojmë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. Do të ecim të sigurt drejt fitores. U krijuam si opozitë me misionin historik për të përmbysur pushtetin. Ndërsa sot kërkojmë të përmbysim narkoshtetin. Çdo gjë do ta nisim nga vetja jonë, nga sanksionimin e vetes tonë. Ftoj delegatët e Kuvendit që të firmosin, pavarësisht se çfarë mendojnë, për njërin apo për tjetrin. Por të firmosin për të respektuar veten e tyre. Me këtë rast. Do bëj gjithçka që diaspora dhe emigracioni shqiptar të kenë hapësira që ato meritojnë që të kenë aksioner në zhvillimet në këtë vend. Diaspora në SHBA ka luajtur një rol të dorës së parë në problemet e lirisë së shqiptarëve. Në momentet kritike të Shqipërisë. Jam i vendosur që të bëhet gjithçka që ky rol të bëhet edhe më i madh. Për të përndjekurit politik jam i vetëdijshëm se fibra e tyre politike është atdhetare, e idealeve më të larta, njerëzore për të cilat PD ka nevojë jetike, si dhe shoqëria shqiptare.”, tha Berisha.

Ky është takimi i katërt që mban deputeti Berisha pas lëvizjes që ka nisur pas vendimit që kreu i PD-së, Lulzim Basha mori për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

PYETJE NGA SALLA
Pyetje: Unë si i ri jam rritur me frymën për ëndrrën amerikane. Ajo çka ndodhi në PD nuk ishte zgjedhje demokratike…
Ne kërkojmë rikthim të normave brenda PD.

Pyetje: Dua të di mendimin tuaj në lidhje me objektivin e votave që vuri PD për Durrësin dhe cili është mendimi juaj për portin e ri?
Unë nuk jam marrë me këto objektiva, pasi kam pasur objektiv fitoren. Durrësi do të jetë blu. Në historinë tonë kombëtare Durrësi ka qenë spiranca perëndimore e kombit shqiptar. Ka hedhur ganxhën e vetë drejt perëndimit. I tillë do të mbetet. Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO-s, janë vende strategjike. Do të duhet të merret pëlqimi nga NATO. Ndonëse do të ketë dh imbje, pengu i Edi Ramës dhe ai vetë, se i kanë aferat e përbashkëta, porti i Durrësit, do të ngelet porti i perëndimit. Thanë se për shqiptarët ‘dielli lind nga perëndimi’. Nuk duhet ta humbasim këtë orientim. Duhet punë. Çfarë po ndodh me ‘Ballkani i Hapur’?! Europa ka vendosur nismën e Berlinit. Nisma e Berlinit ruan vokacionin tonë perëndimor dhe i jep fund hegjemonisë serbe në rajon dhe i vendos vendet e rajonit si shtete të barabarta. Ky me një fanatizëm sllavi të verbër kalon nga Novi Sadi te Ballkani, që është hegjemoni serbe në rajon. Dje Reuters ka shkruar se po diskutohet që të hiqet prespektiva e anëtarësisë në BE vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një vend i qeverisur nga udhëheqës lufte, siç është Vuçic, ç’mund të presim nga një njeri që bën aleancë me Edi Ramën që dërgon tanke në kufi me Kosovës. Tanket në kufi na i mbyllin duhet jo vetëm atij, por të gjithë rajonit. Pasi nuk mund të krijohen konflikte brenda hapësirës së tyre. Dje në zyrë një pensionit, më propozoi diçka që më preku shumë. Tha; hapni zyra që të na regjistroni se na përjashtuan nga partia.

Pyetje: A mund të na thoni diçka mbi armiqësinë e Soros ndaj Berishës?
Është parimore dhje asgjë personale. Ky zotëri, multimiliarder, sponsorizoi rrjetin e SOROS dhe e kthehu atë në monizmin që ishim diku. Në diktaturë kishim organizata të shoqërisë civile, ku unë isha një prej tyre. Ishte fiktive. Organizatat sot janë nën ombrellën e Edi Ramës. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi dhe kemi qenë përcaktues. Luftuam dhëmbë për dhëmbë. Ja ku është Oerd Bylykbashi me të tjerë. Ata futën ligje organike pa votat tona. Do ndalem vetëm për një rast të djeshëm. Në një kohë kur një narko-banditi shkrehte breshëri mbi oficerin e policisë, në Gjykatën e Lartë, 3 gjykatës të marrë p eng me dosjen e v ettingut, pasi janë të vetmit që iu është bërë vettingu dhe nuk janë publikuar. Pse mbahet peng vettingu i Sokol Sadushit, Ilir Pandës dhe i Pupës? Mbahet sekret pasi ata duhet të ikin nga detyra. Këta zotërinj dje, pasi më 19 korrik e zëvendësuan trupën gjykuese të Saje Habilit, trupa që do të gj ykonte Saimir Tahirin, njeriu që k anabizoi vendin nga jugu në veri, u zëvendësua papritur. Ça ndodhi dje në të njëjtën orë? Për të mos thënë në të njëjtën minutë! Ata jo vetëm që nuk e dënonin Samir Tahirin, por ia prishin procesin dhe e kthejnë dhe një herë që ta çojnë te gjykata e partisë. Me këtë reformë s’kam qenë dakord. Atë e kam d enoncuar në emër të interesave tua, skam pasur asgjë personale. Besoj se qytetarët shqiptarë duhet të gëzojnë një proces gj yqësor të ndershëm dhe të drejtë. Besoj se dosjet e pronave tuaja nuk duhet t’i shqyrtojë gruaja e ministrit të Brendshëm. Soros, lobimi i tij, fondacioni i tij, futi në axhendë shpërbërjen e Kosovës. Nuk mund të pajtohesha kurrë me të. kundërshtimi im ishte bërë prej vitesh së bashki me qeverinë amerikane, gjermane, angleze. Nisi lobimin ky dhe filluan gjërat. Kam kundërshtuar nismën e Novi Sadit. Kam kundërshtuar ‘Ballkanin e hapur’ se sjellin konflikte. Hegjemonia serbe nuk është e mirë se nuk prodhon stabilitet. Këto janë, asgjë personale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com