Loading...

Nuk pret më, Sali Berisha bën lëvizjen e bujshme kundër Bashës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nisur të mbledhë 1500 firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të votohet vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi i PD-së.
Fax News ka siguruar dokumentin te cilin firmosin demokratet qe jane dakord per thirrjen e Kuvendit Kombetar. Dokumenti firmoset nga demokratet ne zyren e Kryeministrit Berisha, te cilin e ndihmojne nje rreth i ngushte per te mbledhur firmat e demokrateve.
Sali Berisha mbajti “Foltoren” e katërt në qytetin e Durrësit diten e sotme, në kuadër të takimeve me demokratët përreth gjithë Shqipërisë.
Që nga vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin nga grupi i PD-së, Sali Berisha i ka shpallur lu ftë politike Lulzim Bashës, për të cilin ka kërkuar falje që e ka mbështetur në krye të PD-së.
Berisha tashmë nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së dhe e akuzon atë si bashkëpunëtor me Edi Ramën për shka tërrimin e PD-së.
Berisha ka premtuar se do të rikthejë sovranitetin në krye të PD-së dhe këtë synon ta arrijë me thirrjen e Kuvendit Kombëtar, ku do votohet për vendimin e Bashës për përjashtimin e tij.
Diten e sotme madje ka ardhur një akuzë e fortë nga Evi Kokalari për Lulzim Bashën. Në krah të Sali Berishës, ajo deklaroi se Basha ka dosje në Amerikë dhe se i është hequr viza për 2-3 vite, duke shtuar se do të shkojë vetë në Amerikë për ta vërtetuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com