Loading...

‘Rrëqethëse’ fjalët e babait të Saimir Hoxhës: “S’ka fjalë të më ngushëllojë, nuk kam motiv më të jetoj”

Saimir Hoxha do të përcillet sot në banesën e fundit. Nënkomisari i Lezhës ishte babai i dy djemve 1 dhe 3 vjeç teksa ishte rritur nga dy prindër mësues.

44-vjeçari ishte vëllai i vetëm mes tre motrave. Ndërkohë gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se babai i tij 85-vjeçar ka thënë se “Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë”.

Saimir Hoxha u v ra dje në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama. Pasi kishte asgjesuar një parcelë me kanabis në Kune-Vain me dy kolegë të tjerë ndaluan një automjet të dyshimtë.

Ai i kërkoi të riut Rama dokumentet e identifikimit, por ky i fundit e refuzoi duke e q ëlluar dy herë me a rmë.

(BalkanWeb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com