Ka dhënë dorëheqjen nga detyra drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili shërbeu si spital i trajtimit të pacientëve me ko ronavirus për më shumë se një vit.
Mësohet se ditën e sotme është miratuar dorëheqja e drejtorit Perlat Kapisyzi. Ndërkohë, në vend të tij është komanduar drejtoreshë mjekja Silvana Bala.
Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Kapisyzit, por kujtojmë se vendi u përball për shumë muaj me një situatë dr amatike nga koro navirusi, ku u regjistruan me mijëra v iktima, ndërsa prej javësh kemi sërish një përkeqësim të situatës.
(BalkanWeb)