Loading...

500 mijë euro mall të grabitur.Në pranga 6 shqiptarë

6 muaj hetime intensive të policisë italiane çuan në pranga 6 shqiptarë. Ata akuzohen se janë autorë të 53 vjedhjeve e grabitjeve në 4 rajone të Italisë së veriut. Operacioni u kryesua nga policia e Kremonës dhe u quajt “Night terror”.

Shqiptarët ishin kthyer prej kohësh në terror të familjeve italiane, sidomos atyre të pasura. Kapoja ishte një 43-vjeçar shqiptar me iniciale A.Z. me banim në Bergamo. Të tjerët janë A.A. 35 vjeç, A.A. 31 vjeç, E.M. 30 vjeç, O.S. 27 vjeç dhe J.V. 40 vjeç.

Sipas mediave italiane gjeneza e hetimeve ishte shtatori i 2016-ës deri në mars të 2017-ës. Hetuesit kanë arritur të gjurmonin të gjitha goditjet në sajë të gjobave dhe faturave të telepass të makinave të vjedhura me të cilat vepronte organizata kriminale.

Grabitësit kishin vjedhur e grabitur banesa në Milano, Bergamo, Brescia, Cremona, Verona, Mantova, Parma, Modena, Bologna dhe Forli. Pas arrestimit, policia italiane sekuestroi edhe sende të vjedhura me vlerë 500 mijë euro. 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com