Loading...

Gjykata e Lartë firmos sot për fatin e Saimir Tahirit, SPAK e a kuzon për t rafik d roge

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kreu i policisë së Vlorës, Jaeld Çela dalin sot para Gjykatës së Lartë. Si ish-ministri dhe ish-polici kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit për K rime të Rënda, për rikthimin e çështjes së tyre për rigjykim.

Gjykata e shkallës së parë e d ënoi Tahirin më 3 vjet shërbim prove për sh përdorim detyre, një a kuzë që nuk ishte ngritur nga Prokuroria.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se sot në orën 10:00 një treshe gjykuese pritet të shqyrtojë kërkesën e bërë nga Tahiri dhe Çela, por nga ana tjetër dhe kërkesën e SPAK, që e ka akuzuar për t rafik dr oge.

Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Lartë i shoqëruar nga avokati Maksim Haxhiaj. Ish-drejtori Çela i cili ndodhet në p araburgim nuk është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Lartë. Ai përfaqësohet nga dy avokatët e tij. Gjykata e Lartë nuk ka lejuar prani të gazetarëve, duke u justifikuar me masat anti-c ovid. Pas insistimit të mediave është lejuar një gazetar si përfaqësues i tyre.
(Balkanweb)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com