Loading...

Rama flet për tarifën e Rrugës se Kombit: ‘Nuk do të hiqet edhe nëse e kërkon…’

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje të prerë kur është pyetur për heqjen e tarifës në Rrugën e Kommit.

Ai u shpreh se ajo tarifë nuk do të hiqet edhe sikur ta kërkojë qeveria e Kosovës, pasi është një tarifë shërbimi brenda vendit tonë.

Pyetje: Kosova mund të kërkojë heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit, a do ta diskutoni në mbledhjen e qeverive?

Rama: Atë mund ta kërkojnë, por nuk ka për t’u hequr. Ajo është një tarifë shërbimi, dhe tarifat e shërbimit vendet i kanë brenda përbrenda vendit të tyre. Patriotët që e konsiderojnë këtë hapësirën e një kombi, duhet të paguajnë për rrugën aty ku e përdorin, qofshin patriotë shqiptarë apo të Kosovës./noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com