Situata e përmbytjeve duket se ka mbërritur në pikën e saj kulmore dhe pritet që tashmë gjendja të përmirësohet në zonat e përmbytura në dy ditët në vijim.
Paralajmërimin e bëri kryeministri Rama nga mbledhja e Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile ditën e sotme.
Rama u kërkoi kompanive që merren me pastrimin rrugëve nga bora që të marrin masa paraprake me shpërndarjen e kripës në zonat ku parashikohen rreshje dëbore.
“Sipas parashikimeve do të ketë rreshje bore në veri dhe verilindje të vendit dhe për këtë gjë dua të përsëris kërkesën që kompanitë kontraktore të hedhin kripën paraprakisht dhe jo të hidhet kripë kur ka zënë dëbora. Po ashtu është e domosdoshme që kontratat e reja më këto kontraktorë të monitorohen dhe kihen në vëmendje. Besoj se jemi në një situatë ku më e keqja ka kaluar, por duhet të kemi kujdes, pasi do të ishte shumë e rëndë humbja e jetëve të njerëzve. Kështu që të vazhdojmë punën dhe të qëndrojmë pranë forcave në terren për ti mbshtetur sa më shumë”,- tha kryeministri.