Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve, duke i bërë me dije se zyra e saj do të jetë gjithmonë në shërbim të tyre.
Ajo thekson se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë.
“Kjo zyrë më shumë se sa e imja është e juaja dhe do të jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim tuaji. Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri”, shprehet ministrja.
Ajo u bën thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-Covid.
“Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë,”- nënvizon Znj. Kushi./noa.alu është drejtuar me një urim të gjithë nxënësve, duke i bërë me dije se zyra e saj do të jetë gjithmonë në shërbim të tyre.
Ajo thekson se në të gjitha shkollat janë marrë masat që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë.
“Kjo zyrë më shumë se sa e imja është e juaja dhe do të jetë gjithmonë e hapur për çdo nevojë apo shqetësim tuaji. Kënaqësia më e madhe për mua është që ju nesër do të nisni vitin e ri shkollor dhe do t’i mbushni klasat tuaja me gjallëri dhe dashuri”, shprehet ministrja.
Ajo u bën thirrje nxënësve që t’i kushtojnë kujdes maksimal masave anti-Covid.
“Siguria dhe shëndeti juaj është elementi më i rëndësishëm për të gjithë ne, prandaj lutja ime për ju është që t’i respektoni të gjitha masat në shkollë,”- nënvizon Znj. Kushi./noa.al