Loading...

Futbollisti u dh unua b rutalisht dhe përfundoi në koma, prindërit tregojnë t merrin

Prindërit e futbollistit Danny Hodgson kanë zbuluar se djali i tyre ka hapur sytë, por mbetet në gjendje k ritike, pasi një sulm i dhunshëm e la atë në koma. Hodgson, i cili luan për ECU Joondalup në Premier League Kombëtare të Australisë Perëndimore, është në spitalin “Royal Perth”, pasi u dhunua në fillim të këtij muaji.

Sulmuesi i lindur në Angli kishte festuar fundin e sezonit të tij me shokët e skuadrës, kur dyshohet se u godit nga pas në një sulm të paprovokuar, teksa hynte në një stacion treni në Perth. Një djalë 15-vjeçar është akuzuar për për lëndime të rënda trupore ndaj tij, me policinë që pretendon se sulmi ishte i paprovokuar dhe se agresori u largua nga vendi i ngjarjes pa dhënë ndihmë.

Prindërit e Hodgson, të cilët arritën të fluturojnë në Perth nga Mbretëria e Bashkuar për të qenë pranë shtratit të djalit të tyre, lëshuan një deklaratë, duke falënderuar ekipin e spitalit “Royal Perth”. Ata nënvizojnë se e ardhmja e Hodgson është ende shumë e pasigurt, pavarësisht se i hapi sytë ditët e fundit:

“Ndërsa jemi mirënjohës që shohim një përmirësim të vogël në gjendjen e Danny, e ardhmja është e pasigurt dhe duhet të vazhdojmë ta përjetojmë këtë makth ditë pas dite, ndonjëherë orë pas ore. Danny ka vështirësi në frymëmarrje, infeksion dhe mpiksjet e gjakut mbeten një kërcënim i vazhdueshëm.

Si familje, bashkë me të dashurën e Danny, Jess, është shumë e rëndësishme të qëndrojmë të vendosur dhe realistë për gjendjen e tij dhe të ardhmen. Ne jemi përjetësisht mirënjohës për kujdesin mjekësor në spitalin “Royal Perth”. Ju lutemi mbajeni Danny në lutjet tuaja! Ai do të ketë nevojë për çdo forcë dhe vullnet për ta vazhduar luftën gjatë ditëve të ardhshme”./NOA

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com