Davide Pecorelli, 45 vjeç, biznesmeni italian që kishte organizuar vrasjen e tij në Shqipëri ka treguar gjithçka për planin e tij. Në deklaratën e tij për mediat, Pecorelli ka folur mbi zhdukjen e tij për 9 muaj, ku personazh kryesor ka qenë edhe një prift që sipas tij, i ka dhënë idenë për eshtrat e djegura në makinë.
Ai është shprehur:
Situata ishte dramatike në një nivel ekonomik, në atë moment vendosa të bëja vetëvrasje, por së pari shkova te një prift për të rrëfyer. Ishte ai që më tha për mundësinë e eshtrave (të vjedhura). Më tha ‘le t’i fusim në makinë dhe t’i vëmë zjarrin.
Ai nuk e zbulon emrin e priftit: “Unë kurrë nuk do ta bëj sepse ai është personi që më shpëtoi jetën, kështu që nuk do ta tradhtoj …”.
Biznesmeni italian flet për gjetjen e thesarit: Ishin 3 arka me 250 kg ar të pastër!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/09/2021 11:20
Share
Share
Davide Pecorelli, 45 vjeç, biznesmeni italian që kishte organizuar vrasjen e tij në Shqipëri ka treguar gjithçka për planin e tij. Në deklaratën e tij për mediat, Pecorelli ka folur mbi zhdukjen e tij për 9 muaj, ku personazh kryesor ka qenë edhe një prift që sipas tij, i ka dhënë idenë për eshtrat e djegura në makinë.
Ai është shprehur:
Situata ishte dramatike në një nivel ekonomik, në atë moment vendosa të bëja vetëvrasje, por së pari shkova te një prift për të rrëfyer. Ishte ai që më tha për mundësinë e eshtrave (të vjedhura). Më tha ‘le t’i fusim në makinë dhe t’i vëmë zjarrin.
Ai nuk e zbulon emrin e priftit: “Unë kurrë nuk do ta bëj sepse ai është personi që më shpëtoi jetën, kështu që nuk do ta tradhtoj …”.
Ndër të tjera, Pecorelli thotë se ka gjetur një thesar, të cilin e ka ndarë me priftin.
Ai ka shtuar:
Gjeta thesarin e San Mamiliano, ato janë tre arka me 250 kilogramë monedha ari të pastër prej pesë gramësh secila.