Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka inspektuar nga afër situatën pranë urës së Mifolit.
Niko Peleshi: “Kemi ardhur ketu te ura e Mifolit mbi lumin Vjose per te pare situaten.
Duhet ta them qe jemi ne kufijte kritike te nivelit te lumit Vjose.
Nderkohe qe rreshjet do te vazhdojne dhe intesiteti pritet te rritet, niveli do te ngrihet.
Shpresojme qe te mbahet ne nivelin kritik dhe te mos e kaloje ate por duhet ta them per te gjithe banoret e zones te fshatit apo qyteteve perreth qe jemi prane kufijve te vitit 2015, pra parashikohet nje situate qe mund te jete shume kritike dhe duhet shmangur katastrofa.
Per kete arsye vleresoj momentin per tu bere thirrje te gjithe banoreve ne zonat prane brigjeve te lumenjve, te perrenjve prane derdhjes ne det te evakuhohen, te largojne bagetite.
Nje proces qe tani ka filluar. Shtabi I emergjencave prane prefektures se fierit me bashkine e qytetit dhe gjithe forcat e tjera kane bere paralajmerimet e tyre.
Ka filluar evakuimi dhe largimi I bagetive ne Darzeze, por situata do te perkeqesohet. Po mundohemi ta mbajme ne kontroll dhe intensitet te plote hidrovorin e zones .
Jane te furnizuar me linja dyfishe te energjise elektrike, pra energjia elektrike eshte e panderprepre. Po punojne me kapacitet te plote , por kjo eshte nje situate e jashtezakonshme duhet ta pranojme. Keshtuqe per te shmangur cdo eventualitet, cdo katasrofe, shikoni qe niveli I lumit Vjose eshtem mbi 6 m.
Pra eshte niveli kritik. Duhet ti pergjigjemi dhe te komunikojme me numrin 112 per cdo rast emergjence qe eshte numri shtabit qendror te emregjences.ne do te vazhdojme te jemi ne gatishmeri , mjetet e bordit te drejtorise se ujitje kullimit jane duke punuar ne pikat kritike. duhet te pergatitemi per te shmangur dhe per te ruajtur mbi te gjitha jeten e njerezve dhe pastaj natyrisht edhe te gjese se gjalle qe duhet evakuar me shpejtesi.
Tufat e bagetive, barinjte, duhet tiu largohen lumenjve, perrenjve, malore dhe derdhjes ne det sa me shpejt qe te jete e mundur.