Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, ka shp ërthyer ndaj kryedmeokratit Basha për vendimin e përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Ai u shpreh në “Opinion” se pas këtij vendimi, Lulzim Basha nuk mund të jetë më kryetar i partisë, teksa shtoi se kryedemokrati të vetmet zgjedhje që mund të fitojë janë ato për kryetar të PS-së, pasi u ka bërë nder socialistëve.
“Ne kemi mendime të ndryshme, si mund ta vendosë një njeri. Dhe tani del Lulzim Basha, më thotë mua se kërkoj Kuvende anti-amerikane. Si mor zotëri ma thua mua këtë? Po ku të çon mushka që ma thua mua. Me këtë vendim, ky kryetar partie nuk rri më. Ky kryetar partie fiton zgjedhje vetëm te PS. Ky Ramën e mund me këtë vendim, se nder u ka bërë atyre”, tha Balliu.