Pjesë nga debati:
Mark Marku: Unë isha për një Kuvend kombëtar, për një rithemelim të PD-së, për teza për ndryshimin e PD-së. Sali Berisha është aty me të gjithë përkrahësit e vetë, pse nuk e pranuan një Kuvend. Të mbash një Kuvend kombëtar për shkak se Berisha ka një problem të vetin personal, nuk e kuptoj. Kuvendi Kombëtar bëhet për PD jo vetëm për një person, ju të gjithë që keni mbështet Bashën. Ti nuk guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk arrite të mbaje një fjalim atje
Agron Shehaj: Leksione tr imërie dhe guximi nuk mi jep dot mua. Unë ndërkohë që dola kundër Bashës si alternativë, ti bëje fushatë për Lulzim Bashën i nderuar. Nuk më jep dot leksione.
Mark Marku: Ju aty nuk hodhët asgjë…
Agron Shehaj: Ku ishe në fushatë. Ti thoshe që duhet të ndryshojmë Partinë Demokratike por jo kryetarin. Pa më shpjego pak si ndryshohet PD po nuk u ndryshua kryetari.
Mark Marku: Unë nuk isha për ndryshim që të shkonte nga Basha tek ti.
Agron Shehaj: Unë kam thënë troç se çfarë mendoj për Lulzim Bashën. Ti i bëre fushatë Lulzim Bashës dhe më thua mua që nuk pata guxim. Për atë që the më vonë se ky nuk e bën dot.
Mark Marku: Unë mendoj që një matrapaz nuk bëhet dot kryetar i PD-së.
Agron Shehaj: Për kë e ke fjalën? Unë jam matrapaz?
Mark Marku: Po, je tregtar.
Agron Shehaj: Je mirë nga mendja?
Mark Marku: Je biznesmen. Nuk duhet një biznesmen në politikë. Jam për këtë.
Agron Shehaj: Kujt i pl asi.
Mark Marku: Je një personalitet i ul ët krahasim me Bashën.
Agron Shehaj: Ti je i ul ët se nuk ta mbajti dhe ike. Ky mentalitet ko munist. Tregtia qenka baraz me ma trapaz.
Mark Marku: Dy raste ka në historinë e politikës botërore, Trump dhe Berlusconi.