Identifikohet dhe vihet në p ranga autorin e zjarrvëniës në fshatin Rreth-Libofshë të Fierit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Bani Mishtaku.
Rezulton se ky shtetas në fshatin Rreth-Libofshë, dyshohet se duke djegur me z jarr disa ferra dhe barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë d jegur qindra rrënjë ullinj të disa banorëve, një sipërfaqe shumë e madhe me shkurre e pemë frutore si dhe janë rre zikuar banesat e këtij fshati.
Ai akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)