Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar për herë të parë lidhur me zërat se do të jetë kandidate e mundshme si Presidente e FSHF-së. E ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5” ajo sqaroi të vërtetën e lajmeve mbi kandidimin për presidente të FSHF-së.
“Jo nuk është e vërtetë, se më pyesin dhe njerëzit e afërm ‘moj a është e vërtetë’, por s’ është e vërtetë. S’ po them që është e pamundur, sepse përderisa nuk e ndalon rregullorja atëherë çdo njeri mund të tentojë e të dojë të bëhet president apo presidente. Ky lajmi që qarkullon s’është i vërtetë, sepse unë do e thoja vetë po të ishte i vërtetë”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, e pyetur se cilin prej kandidatëve të mundshëm të FSHF-së do të donte të shihte si president, Ilda tha se një pozicion i tillë i shkon dikujt që ka lënë gjurmë në sport dhe e ka provuar vetë futbollin.