Loading...

Ronaldo me Rolex 370 mijë £. Ora e tij e florinjtë e stolisur me diamante 30-karatësh

ristiano Ronaldo i mahniti fansat, kur u shfaq me një orë luksoze, që cilësohet si më e shtrenjta e Rolex. “Rolex GMT Master Ice” që mbante ai në dorë kushton sa qimet e kokës, plot 371.000 £. Me këtë aksesor të jashtëzakonshëm u shfaq në vitin 2020, në Lindjen e Mesme, ku kishte shkuar të merrte në Dubai “Globe Soccer Awards”.

Natyrisht, ora prej floriri të bardhë 18-karatëshe është e mbushur me diamante. Diamante të bardhë rreth 30 karat gjenden në kornizën dhe byzylykun e matësit të kohës. Këtë orë super të shtrenjtë, ylli portugez e ekspozoi në skenën e Dubait dhe në një postim në Instagram, duke u përqafuar me gruan e tij, Georgina Rodriguez.
Nuk është për t’u habitur ta shohësh 36-vjeçarin me aksesor të tillë luksoz, pasi u emërua sportisti i dytë i rangut më të lartë në botë në vitet 2010. Duke e filluar dekadën si ylli i Real Madridit dhe duke e përfunduar atë me katër tituj të tjerë të Ligës së Kampionëve, katër “Topa të Artë” të tjerë dhe një Kampionat Evropian me Portugalinë, Ronaldo ka siguruar jetën e disa brezave.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com