Dy pilotë të ushtrisë indiane kanë humbur jetën pasi helikopteri i tyre u rrëzua duke ateruar në një zonë të dendur pyjore të rrethit Jammu dhe rajonit Kashmir, Udhampur, theksuan zyrtarët.
Në një deklaratë, ushtria indiane tha se dy pilotët, një major dhe një kapiten, iu nënshtruan plagëve të tyre pasi u rrëzua helikopteri gjatë uljes në një stërvitje.
Më herët, zëdhënësi i ushtrisë indiane, Nënkolonel Devender Anand, tha: “Sot gjatë stërvitjes, një helikopter Cheetah i ushtrisë indiane u rrëzua gjatë aterimit në zonën Shiv Garh Dhar në rrethin Udhampur. Dy pilotë janë plagosur rëndë dhe janë evakuuar në spital”.
Më vonë rrënojat e helikopterit u gjetën në pyllin e dendur të zonës Shiv Garh Dhar nga banorët dhe filloi një operacion shpëtimi./Balkanweb