Një lajm i hi dhur ka ardhur për artin shqiptar. Ka ndër ruar jetë këngëtari shqiptar nga Tetova, Alush Hamiti.
Alushi rridhte nga një familje muzikantësh. Hapat e para të karrierës i filloi në SHKASH “Xheladin Zeqiri”. Ishte 16 vjet këngëtar i kësaj shoqërie dhe gjatë kësaj periudhe mori pjesë nëpër shumë koncerte në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Një ndër koncertet e tij me te suksesshme ishte ai i Turqisë, si dhe në qytetin e Dibrës, në festivalin e këngës së lehtë qytetare i quajtur “Penastias” ku u shpërblye me çmimin e parë si dhe shumë çmime të tjera.
Albumi i parë i Alush Hamitit doli ne shitje në vitin 1994 ku pati një sukses të madh ne treg. Këngëtari Alush Hamiti ka lançuar në treg mbi gjashtë albume.
“Prehu në paqe Alush Hamiti, këngëtar shumëvjeçar i shoqërisë tonë
Të qoftë dhe u i lehtë dhe të falemnderojmë për gjithë kontributin e dhënë në XHZ, thuhet në njoftimin e SHKASH ”Xheladin Zeqiri”-Tetovë