Duke nisur nga muaji nëntor SHBA ka bërë të ditur se do të heqë kufizimet e udhëtimit të vendosura për të frenuar përhapjen e C OVID-19, ndërkohë do të kërkojë që të gjithë shtetasit e huaj që udhëtojnë në SHBA të posedojnë dëshmi të vaksinimit kundër pandemisë.
‘New York Times’ raportoi se koordinatori i përgjigjes ndaj pandemisë C OVID-19 në administratën amerikane, Jeff Zients, tha se duke filluar nga muaji nëntor, pasagjerët do të duhet të tregojnë dëshmi të v aksinimit para se të hipin në aeroplan për në SHBA.
“Udhëtimet ndërkombëtare janë thelbësore për lidhjen e familjeve dhe miqve, për nxitjen e bizneseve të vogla dhe të mëdha, për promovimin e ideve dhe kulturës së shkëmbimit të hapur”, tha Zients.
Kjo është arsyeja, shtoi Zients, pse me shkencën dhe shëndetin publik si udhëzues është zhvilluar një sistem i ri ndërkombëtar i udhëtimit ajror që rrit sigurinë e amerikanëve dhe të udhëtimeve ajrore ndërkombëtare.
Çfarë ndodh pas disa javësh
Në fillim të nëntorit, Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë kufizimet për hyrje të udhëtarëve nga Bashkimi Evropian. Heqja e kufizimeve përfshin edhe Britaninë, Irlandën, Kinën, Indinë, Afrikën e Jugut, Iranin dhe Brazilin. Në heqjen e kufizimeve nuk përmendet Shqipëria, por deri tani shtetasit shqiptarë me vizë amerikane kanë lëvizur me tampon drejt Shba-ve.
Kufizimet e pashembullta të SHBA kanë ndaluar qytetarët jo-amerikanë që ishin në ato vende brenda 14 ditëve të fundit.
Zyrtarët nuk dhanë datë të saktë por njoftuan të hënën se duke nisur nga muaji nëntor, udhëtarët e huaj do të lejohen të fluturojnë në SHBA nëse vaksinohen plotësisht, i nënshtrohen testimit dhe procesit të gjurmimit të kontakteve.
Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për pandeminë e COVID-19, Jeff Zients, tha se kjo qasje bazohet më shumë në individë sesa në situatën e përgjithshme të një vendi.
“Më e rëndësishmja është që shtetasve të huaj që fluturojnë në SHBA do t’u kërkohet të jenë të vaksinuar plotësisht”, tha ai.
Sipas rregullave të reja, udhëtarët e huaj do të duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit, të kenë një rezultat negativ të testit për COVID-19 dhe të paraqesin informacionet për kontaktet e tyre.
Pasagjerëve të vaksinuar plotësisht nuk do t’u kërkohet të hyjnë në karantinë, tha Zients.
Vendimi pason një kërkesë të vazhdueshme nga zyrtarët evropianë për t’iu mundësuar familjeve të ndara nga kufizimet që të kenë mundësi të ribashkohen.
Cilat vaksina janë të pranueshme?
CDC thotë se SHBA do të pranojë vaksinimin e plotë të udhëtarëve me çdo vaksinë C OVID-19 të miratuar për përdorim urgjent nga Organizata Botërore e Shëndetit, përfshirë ato nga Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson të përdorura në SHBA
Vaksinat e tjera janë miratuar gjithashtu nga OBSH dhe përdoret gjerësisht në të gjithë botën, përfshirë nga AstraZeneca dhe Sinovac të Kinës, me shkallë të ndryshme të efektivitetit kundër C OVID-19 dhe variantit delta të tij më të transmetueshëm.
OBSH po shqyrton vaksinën ruse Sputnik V, por nuk e ka miratuar atë./NOA