Kryetari demokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar zyrtarët në PD se ato që di ai dhe Sali Berisba për shpalljen none gratë nuk do t’i marrë vesh askush, as kurrë.
Pohimin, Lulzim Basha e ka bërë sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike në selinë opozitare në Tiranë.
Në mbledhje, disa nga demokratët janë kërkuar shpjegime përse përjashtimi i Berishës u pa si alternativa e vetme nga Basha.
Ai u tha anëtarëve të Kryesisë se i ishte kërkuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që ta përjashtonte Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD, pasi në të kundërt kjo parti do të përballej me hakmarrjen amerikane, gjë që më herët e kishte aluduar dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.
“Kërkesa për Doktorin ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shumë mire edhe Doktori dhe janl informacione që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”, ka thënë Basha.
Kreu demokrat që nga Berisha quhet ish kryetari i PD, u tha anëtarëve të Kryesisë se vendimi për përjashtimin e Berishës nuk do të anulohet. Ai shtoi se pavarësisht thirrjes së Berishës se po mbledh firmat, nuk do të ketë as mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD sepse sipas tij nuk mund të lejojë të ketë grupe antiamerikane në parti. /noa.al