Ngjan si një histori filmash. Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është gjetur i gjallë, pas muajsh që raportohej i zhd ukur në Shqipëri. Kujtojmë se makina e tij u gjet e dj egur në Pukë dhe prej atij momenti, nuk ka pasur asnjë lajm prej tij. Pecorrelli u gjet në një gomone të bra ktisur pranë ishulit Toscana.
Ndërkohë që ky lajm është bërë i ditur nga media italiane “La Nazione”, që ka marrë prononcimin e gruas së 45 vjeçarit, e cila thotë se kishte folur në telefon me bashkëshortin e saj dhe ai ishte mirë. Po ashtu babai i biznesmenit u shpreh shumë i lumtur dhe tha se mezi priste ta takonte për të marrë vesh çfarë ndodhi.
“Unë do ta përqafoj atë, pastaj do t’i tër heq veshët”, tha babai i Davides. Ai tregon për telefonatën me ish-gruan e Davides e cila i ka dhënë lajmin e mirë për të birin. “Unë po shpresoja për të, edhe pse kishte kaluar një kohë e gjatë: ajo menjëherë më tha se kishte folur me Daviden dhe se ai është mirë, tani mezi po pres ta shoh përsëri, kështu që ai do të më thotë çfarë ndodhi në ato anë”, është shprehur ai.
Biznesmeni i cili ishte babai i 4 fëmijëve ishte zhd ukur në Pukë disa muaj më parë ku kishte qenë në një udhëtim pune. Kur kishte shkelur në tokën shqiptare ai ishte takuar edhe me pronaren e një qendre bukurie ndërsa gjurmët e tij të fundit u gjendën brenda një makine Skoda të cilët e kishte marrë me qira, ku po licia gjeti disa sende personale, mes të cilave edhe telefonin e tij.