Loading...

Gjendet pas 37 vitesh në Hauai, shishja me mesazh e he dhur në Japoni!Çfarë shkruhej në të…

Një shishe e hedhur në det 37 vjet më parë nga nxënës të një shkolle të mesme në Japoni është gjetur në Hauai, 6 000 km larg.

Nxënësit në shkollën Choshi në lindje të provincës Chiba hodhën shishen në ujë në 1984 si pjesë e një projekti për të investiguar rrymat në oqean.

Në total u hodhën 750 shishe në oqean afër ishullit Miyakejima në 1984 dhe 1985.

Më e fundit ishte gjetur në 2002 në Kikaijima në juglindje të Japonisë.

Ndërsa në qershor, një vajzë 9 vjeçe e quajtur Abbie Graham gjeti shishen në një plazh në Hauai.

Brenda në shishe ishte adresa e shkollës e shkruar në japonisht, anglisht dhe në gjuhën portugeze, ku kërkohej që personi që e gjente t’i kontaktonte.

Abbie i dërgoi letër shkollës në fillim të shtatorit bashkë me një vizatim të saj dhe të mostrës duke ngrënë sushi.

Zv.drejtori i shkollës, Jun Hayashi thotë se ata kishin hum bur shpresat se mund të gjenin një tjetër shishe pas 37 vitesh.

Që prej 1985, shishet e shkollës janë gjetur në 17 vende të ndryshme përfshirë Filipinet, Kinën dhe SHBA.

Mayumi Kanda, 54 vjeç, ish-nxënëse e shkollës në 1984 thotë se u befasua nga kjo gjë dhe iu rikthye nostalgjia e atyre ditëve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com