Loading...

Orikum/ IKMT i sh emb objektin në zonën e plazhit, pronarët mes l otësh: E kemi ndërtuar me gj ak!

Në ku adër të ak sionit ‘bre gdeti ynë’ ditën e sotme IKMT është stacionuar në zonën e plazhit të Orikumit. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot pris hjen e objektit të parë i cili ka rezultuar pa dokumentacionin e rregullt, ndërsa janë në verifikim e sipër të gjitha obj ektet në këtë plazh.

Mes lo tësh pronarja e objektit tha se nuk i kanë dhënë asnjë shkresë për shembjen e lokalit, duke shtuar se nuk janë lajmëruar më herët.

“Me gja k e kam ndërtuar, ka qenë kënetë dhe e kemi bërë këtu. 23 vjet merrem me këtë. Nuk ka sollën asnjë shkresë. Para një vit e gjysmë dhamë dokumentat dhe nuk na thanë më gjë. Njerëz që punojnë me djersë nuk ka”, shprehet zonja. Të njëjtën gjë e konfirmon dhe bashkëshorti i saj, i cili thotë se ka investuar miliona lekë në këtë subjekt. “Kemi 23 vjet këtu në Radhimë, e kemi marrë me leje nga komuna që ka qenë atë kohë.

Kemi he dhur miliona lekë. Kemi paguar taksa bashkie, plazhin, mirëmbajtjen. Kabinat i kemi në legalizim për së dyti dhe vijnë i pr ishin pa lajmëruar. Nuk kanë sjellë asnjë shkresë për he qjen e pajisjeve. Të gjitha janë pa leje këtu. S’dimë asgjë, kot pr ishen”, tha pronari i objektit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com