Presidenti Ilir Meta do të dekretojë qeverinë “Rama 3”.
Nesër në orën 10:00 të mëngjesit ministrat e qeverisë së re dhe kryeministri Edi Rama do të betohen në Presidencë duke u legjitimuar si fitues të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.
Nga 16 anëtarë të qeverisë së re, 12 janë gra, që do të drejtojnë në diplomaci, ekonomi, energji, arsim, shëndetësi, mjedis, bujqësi e kulturë.
Gjithashtu gjatë daljes për mediat ditën e sotme Ilir Meta pranoi se do të dekretojë fituesit e zgjedhjeve të përgjithshme ndërsa theksoi se Kuvendi pas më shumë se dy vitesh do ti kthehet normalitetit me 140 deputetë.
Vlen të kujtojmë që ditën e djeshme në një seancë “maratonë” në Kuvend u shpalos programi i punës dhe përbërja e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Në fund të seancës, pas afro 20 orë diskutime, programi qeverisës u miratua me 77 vota pro, 52 kundër dhe 1 abstenim.