Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot në Parlament se në Shqipëri kanë humbur jetën 16 mijë qytetarë të infektuar me kor onavirus.
“16 mijë. 16 mijë shqiptarë vdi qën nga pand emia deri tani”, u shpreh z.Basha. Edi Rama nuk e komentoi shifrën.
Deklarata e Bashës u bë ndërsa kryeministri Edi Rama shpaloste në Kuvend, në seancë plenare, programin e qeverisë së re dhe po evidentonte arritjet sipas tij në përballimin e pande misë.
Ndërsa qeveria thotë se deri dje numërohen 2557 të vde kur, të gjithë e dinë se kjo shifër është një mashtrim që është pranuar edhe nga autoritetet, përfshirë kryeministrin dhe ministren e Shëndetësisë. Ata kanë pranuar publikisht se shifrat zyrtare janë larg realitetit.
Por si bëhet mashtrimi me shifrat? Zyrtarët shëndetësorë numërojnë vetëm të infek tuarit që vde sin në spitalet ko vid të cilët në momentin që kanë vde kur rezultojnë pozitivë. Asnjë tjetër nuk regjistrohet në shifrat zyrtare.
Por gjithkush e di se në spitalet kov id kanë vde kur edhe njerëz të tjerë nga koron avirusi edhe pasi tamponë të tjerë u kanë dalë nga negativë. Gjithashtu kanë vde kur në spitalet e tjera, në banesat e tyre.
Plot të tjerë kanë vdekur në spitalet private brenda dhe jashtë vendit. Pa folur pastaj për mijëra shqiptarë që kanë vde kur në vendet ku jetojnë.
Çështja është sa janë shifrat reale të vik timave nga kov idi. E vërteta mesa duket nuk do të merret vesh kurrë. /noa.al