Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh i bindur sonte në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se edhe nëse do të mblidheshin forumet e partisë, do të votonin pro vendimit të Lulzim Bashës, për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, pasi SHBA e shpalli “non grata”.
“Jam i bindur që forumet janë më të emancipuara për të marrë vendime për të mirë të partisë. Edhe tani të ulen të votojnë, fiton Basha, të siguroj unë. Vetëdija politike e kësaj partie është e madhe” tha ai.
Kadilli mbështet vendimin për përjashtimin e Berishës, por është kundër mënyrës si u bë.
“Ishte e pritshme që si me vendim si pa vendim do të hynim në kr izë, pasi kemi një dualitet në lidership.
Por të distanohemi nga e shkuara që na mban pe ng, duhet të shikojmë nga e ardhmja. Me vendimin jam dakord, por jo me rrugën e ndjekur.
Nuk ka proces politik brenda saj. I pr erë në besë ndihet Berisha, i detyruar Basha. Ka një mungesë parimore. Basha duhet të jetë i qartë, vendimi merret mbi parime, jo se ta kërkojnë amerikanët. Ne kemi vendosur të kemi një standard.
Basha ka pasur përgjegjësi që të merrte një vendim që ditën e parë, që të mos e shok onte partinë në Kuvend. Mos ngutej për partinë, vrapoi për të siguruar vulën dhe anëtarësinë. Berisha nuk ka më cfarë i jep politikës.
Basha shfaqet sikur i dhi mbset. Berisha duhet të kishte ikur vetë. Ne nuk e bëmë një model që ta zëvendësonim, e heqin amerikanët dhe është turpi jonë” tha ai.
Por me cilin krah pozicionohet Kadilli, Berishën apo Bashën? “Nuk jam as me njërin as me tjetrin. Luf ta e Berishës nuk ka princip. Puna është të mos ndahet PD-ja. Duhet të jetë e bashkuar. Uroj që Berisha të mos bëjë fraksion, sepse do ta dë mtonte më shumë. Unë qëndroj në PD” tha ai.
Sali Berisha në ditët e fundit pasi u përjashtua ka folur për mungesë sovraniteti, por Kadilli ka këtë përgjigje; “Çfarë është ky sovranitet? Kur të pre ket interesi ty?”.
Por cila është këshilla e tij për demokratët? “Sfidë ndaj Bashës, refuzim ndaj Berishës. Unë nuk lëviz nga partia. Partia po vu an nga fanat ikët e Berishës dhe opurtonistët e Bashës”.
Në fund, Kadilli kritikoi veprimin e opozitës për gri sjen e fletëve të votimit në seancën e parë kur u zgjodh kryetarja e Kuvendit, Nikolla. “Operacion shumë i dob ët parlamentar. Basha është i kompleksuar. Nuk është lu fta të gri sësh fletët dhe t’u bi esh tavolinave me gru shte.
Shko bëj opozitë mos u merr me teatër. Cfarë vlere ka? Jo more, voto kundër, ky është realitet foshnjor. Kjo i intereson Bashës për t’u justifikuar se po bën opozitë të fortë” tha ai. / db/Abcnews.al