Mendohet se ata sundojnë perandorinë e nëdheshme!
Kur zgjedhim për të ngrënë jashtë shtëpisë përpiqemi të gjejmë vende të pastra dhe ku ushqimi të na shijojë sa më tepër.
Por ndonjëherë nuk ndodh kështu dhe ajo me të cilën përballemi është vërtet e frikshme për të qenë reale.
E themi këtë pasi kështu ka ndodhur së fundmi në një Fast-Food në Tiranë tek “rruga e Elbasanit”, ambiente ku kontrollet mbi higjienën e ambienteve duhet të jenë të vazhdueshme.
Ai ka parë një mi gjigant mbi karrige teksa ishte bërë gati për të porositur.
Në videon e mëposhtme mund të shihet sesi miu me përmasa gjigante lëviz pa asnjë pr oblem mbi karrige.
Çfarë mund të thuhet për cilësinë e ushqimit kur qytetari përballet me skena të tilla që ngjajnë si në filmat vizatimorë…
Nëse nuk e keni parë ndonjëherë filmin vizatimor me minj Ratatouille, ky është rast ta shikoni në jetën reale!joq.al