Kapet autori që grabiti katër ditë më parë nën kërcënimin e thikës një supermarket në Vlorë !
Sekuestrohen armë të ftohta-thikë, maskat e veshjet që autori ka përdorur për grabitjen !
Gjithashtu i sekuestrohen 5.74 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa !
Policia e Vlorës ka vijuar intesivisht kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit i cili katër ditë më parë grabiti nën kërcënimin e thikës një supermarket në lagjen ”Hajro Çakërri”.
Falë punës së mirorganizuar, e profesionale të Policisë, përfshirë kqyrjen e kamerave të supermarketit apo të bizneseve aty pranë është bërë i mundur identifikimi dhe më pas lokalizimi e kapja prej Policisë Vlorë në bashkëpunim me grupin e FNSH-së, të shtetasit :
Pjetro (Marian) Mecaj, 22 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ”10 Korriku”, i ka gjetur dhe sekusetruar në cilësinë e provës materiale sendet që ka përdorur për grabitjen e dyshuar,konkretisht :
• 3 thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur.
Gjithashtu i është gjetur dhe sekuestruar :
• 5.74 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë të paketuar,
• 2 fidanë Cannabis Sativa të kultivuara në vazo lulesh, dhe
• fara të bimës narkotike Cannabis Sativa.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasit P.Mecaj, për veprime të mëtejshme.