Loading...

Basha: ‘U përpoqa ta bind Berishën por nuk pranoi, rr ezikonim që…’

Sali Berisha i intensifikoi ak uzat ndaj Lulzim Bashës kur kërkoi het im të pasurisë së pasardhësit së tij, duke aluduar për afera ko rruptive.

Vetë zoti Basha për akuz at e Berishës tha: “Kam ndjekur me dhi mbje të madhe reagimin e doktor Berishës. Dhi mbja që ndjej në nivel personal dhe njerëzor është dy fishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi te arm iku i vetëm, regjimi i Edi Ramës”.

I ndodhur nën pre sionin e fortë të Sali Berishës i cili deklaroi se do të nis turin e takimeve me bazën e PD, Lulzim Basha i parapriu këtij zhvillimi. Për më shumë se 90 minuta në selinë blu i pari demokratëve takoi krerët e degëve të PD. Top Channel nga një burim në këtë mbledhje mundi të mësojë, çfarë deklaroi kryetari Lilzim Basha në këtë takim.

“Një vendim emocional do të çonte në izolimin e partisë. Jam përpjekur ta bindë Dr. Berishën dhe të negociojë me palën tjetër, por zoti Berisha nuk pranoi asgjë. Vendimi racional u mor në interes të PD dhe të vendit. E kundërta do të çonte vetëm në hu mbje. Nuk ka ar mik më të madh për mua se Edi rama. E rëndësishme është të mbani njerëzit të informuar që situata të kalohet me koston më të vogël të mundshme”. Është shprehur Basha në takim.

Kreu PD Durrës Ferdinand Xhaferi, reflektoi në komentin e tij atë çfarë Basha u kishte thënë në takim.

“Ndoshta vendimi më i vështirë i kësaj partie këto 30 vite. Duhet të kemi parasysh se çfarëdolloj vendimi të merrte do ishte i polarizuar dhe me kostot e veta. Edhe vendimi për mos të marrë vendim do të kishte kosto. Vendimi u mor në limitet kohore duke dhënë mesazhin që janë shfr ytëzuar të gjitha mundësitë për ndonjë zgjidhje tjetër. Mendoj se është një nga vendimet që merr parasysh ele minimi e kostove afatgja ta për PD”.

Por Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokastër dha një përgjigje të kundërt me vendim e deklaruar prej Lulzim Bashës.

“Nuk është përjashtuar. Nuk është pe zulluar. Ai do të shkoi në parlament”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com