Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës, duke u shprehur se “ndjen dh imbje nga ato që ka dëgjuar nga goja e Berishës”.
“Sot mund të duket si një ditë e vështirë për të folur për këtë be tejë, sepse në fakt është edhe dita e parë e kësaj b eteje brenda kësaj salle.
Pakica që ka marrë peng vullnetin e shqiptarëve dhe zotëron të gjitha mjetet e pushtetit është dhe mbetet pakicë.
Detyra jonë është që shumicën e shqiptarëve ta mobilizojmë në një bet ejë pa kthim. Detyra ime, detyra e çdo shqiptari është të bëjmë çdo gjë kundër të keqes.
Kjo është një b etejë që i takon çdo shqiptari dhe çdokush duhet të bëjë pjesën e vet. Kam ndjekur me dhi mbje të mëdha deklaratën e doktor Berishës.
Konsideratën e kam shprehur mbrëmë. Dhi mbja që ndjej në nivelin personal dhe njerëzor për vendimin e marrë dje, në mënyrë të detyruar, është ndj erë sot dyfish.
Shpresoj që koha t’i rregullojë, është ilaçi më i mirë. Shpreh keq ardhjen e thellë se tezat e kundërshtarit të vetëm timit dhe të PD, të Edi Ramës, sot i kam dëgjuar të artikuluar nga goja e një njeriu, vlerësimin ndaj të cilit e kam dhënë dje”, – tha Basha.