Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë që pasi Basha nuk e pranoi që të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së të nisë një lëvizje të re politike. Sipas Berishës lëvizja e tij do të jetë bashkë me çdo demokrat të ndershëm, kundër ndikimit Soros në Shqipëri.
“Do krijoj alenacë, do të bashkpunoj me cdo demokrat që beson që ky vend duhet të ketë parti sovrane. Do te jete nje levizje Anti Soros.
Më i motivuar se kurrë. Me vendimin që mori Basha e shndërroi në një pluralizëm fasadë.
Nuk e kam zgjedhur unë Bashën. Por për vendimin e tij sot, i ka bërë goditjen më të rëndë vendit dhe pluralizmit në Shqipëri. Do të bëj gjithçka në rikthimin e PD në sovranitetin e saj. Parimet i shkelmoi sot Basha dhe pa to forca politike është fasadë opozitë.
Ky është vendimi më i r ëndë ndonjëherë. Ata nuk janë fasadë opozitë. Ato janë të drejta apo të gabuara. Por janë opozitë. SHBA janë partner po në mënyrë absolute por jo kur gabojnë.”