Kudo që të jenë, do të lënë gjurmë. Flasim për shqiptarët që gjenden në çdo cep të botës. Një skenë aspak e këndshme ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Londër, në zonën e njohur si Trafalgar Square.
Dëshmitarët kanë treguar se aty ishte organizuar një festë e vogël për 28 Nëntorin, por pasi ajo mbaroi, disa djem shqiptarë filluan të thereshin me thika. Për fat të keq raportohet se sherri nisi as më shumë e as më pak por për të ndarë zonat e influencës.
Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar videon pranë “JOQ.al”, mësohet se shqiptarët e zonës “Thornton Heath” në jug të Londrës janë zënë me ata të zonës “Barking” në lindje të Londrës. Raportohet se vetëm një djalë është plagosur nga sulmi me thikë, ndërsa të tjerët janë dëmtuar nga grushtat apo rripat.
“Mirëmbrëma JOQ! Therje në qendër të Londrës mbrëmë për 28 Nëntorin. Shqiptarët kundër shqiptarëve. Në Trafalgar Square, kishte festë për shqiptarë. Janë zënë për punë zonash. Shqiptarët e zonës “Thornton Heath” (south London) dhe zona “barking” (east London). Janë zënë dhe nuk shkojnë. Sot u përplasën te festa 28 Nëntorit. Çuni që u ther është i vetmi që di unë që është dëmtuar. Çunat e tjerë mbanë janë dëmtuar me rrip ose grusht”.