Ish kryeministri Sali Berisha su lmoi sonte kryetarin aktual demokrat Lulzim Basha duke deklaruar se ai po sh katërron Partinë Demokratike dhe sovranitetin e saj.
Berisha tha në intervistë televizive para pak çastesh se Basha duhet të jepte dorëheqjen dhe jo të vendoste përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.
Ai tha se vendimi që kryetari i PD Basha komunikoi është një vendim i cili në rrafshin statutor është nul”.
“Basha më mori gjysmë ore para se ta shpallte. I thashë se unë e kuptoj që ka qenë bë pre sion të madh, por njeriu jep dhjetë herë dorëheqjen para se të marrë të tillë vendim. Sot PD është kthyer në një parti pa sovranitet dhe dor ëzohet e tëra”, tha deputeti demokrat.
Berisha tha po ashtu se PD është kthyer aktualisht në një parti satelite të Edi Ramës.
Për shkak të lobimit korr uptiv të Ramës dhe Sorosit, tha Z.Berisha, kreu demokrat Basha mori një vendim personal.
Berisha siguroi se edhe pse si deputet pa parti do të jetë në Parlament dhe tha se do të jetë më i motivuar se kurrë për të mbrojtur pluralizmin politik në Shqipëri.
“Me vendimin e tij të sotëm, Basha, për interesa të veta i ka dhënë god itjen më të rë ndë vendit, Partisë Demokratike dhe pluralizmit në Shqipëri”.
Berisha paralajmëroi se do të vihet në krye të një be teje për ta rikthyer Partinë Demokratike në pozicionin e vet pasi siç tha ai, Basha ka zhd ukur sovranitetin e kësaj partie duke e kthyer në një fasadë opozitë.
Do të krijoj një aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat dhe me çdo qytetar që beson se duhet të ketë opozitë sovrane dhe Parti Demokratike sovrane”, tha z.Berisha në TV Klan. Ai theksoi se do të vihet në krye të një lëvizjeje që synon të rrë zojë Bashën nga drejtimi i PD pasi përsëriti se kjo parti është kthyer në vasale të Ramës.