Nga Kim Mehmeti
Ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dh embja shkon përtej dhe mbjes dhe kur duhet t’i dor ëzohemi asaj e ta ndjejmë po aq sa familjarët e atyre që shkuan të mjekohen, por që askush nuk i pa si dha në shpirt.
Dhe përderisa në heshtje do e jetojmë dhe mbjen e atyre që i humbën më të dashurit e vet, do vërejmë se pik ëllimi i lind pyetjet që nuk ia shtrojmë vetes në kohën e duhur, si për shembull atë si u bëmë shoqëri ku thuajse për çdo ditë e dj egin të sotmen tonë, ku për çdo ditë shtëpinë tonë që na e ka dhënë Zori e mbulojnë me p lehra, si u bëmë shoqëri ku askush nuk përgjigjet për asgjë, si u bëmë tokë që nuk i do fëmijët e saj, e ku disa përfitojnë edhe nga ndërtimi i spitaleve edhe nga hapja e varre zave ku na gro posin!?
Po pra, tr agjedia rrëqethëse që sot e jeton Tetova dhe të gjithë ne, mund edhe t’i lind përgjigjet që jemi shtirë se nuk i dimë, si për shembull atë se spitalin modular në Tetovë e k allëm të gjithë ne shqiptarët e Maqedonisë, ne të cilët me dorën tonë ndërtuam shoqëri të pap ërgjegjshme, se ne edhe jetën edhe vde kjen e lamë në duart e atyre që kërkojnë zb ardhjen e shpejt të kalendarit tonë t ragjik, duke u bërë se nuk e shohin sa e kanë nx irë fytyrën tonë kolektive.
Sot kur Maqedonia e jeton këtë dh embje rrëq ethëse, mos kërkoni përgjegjësi nga askush tjetër përpos nga vetvetja. Sepse vetëm kështu do mund të shohim se përtej dhe mbjes që përjetojmë sot, qëndron më kati ynë kolektiv i deka dave të fundit, e gjatë të cilave shumëkush përfitoi edhe nga vde kja edhe nga jeta jonë.