Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në aeroportin “Nënë Tereza” ditën e sotme ka mbërritur edhe “Naimi”, avioni i kompanisë “Air Albania”.
Pas Lasgushit dhe Migjenit, ky është avioni i tretë i flotës së kompanisë sonë të flamurit.
“Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama.