Loading...

‘I shkova e vi rgjër natën e parë të martesës’/ 45-vjeçarja rrëfen pe ngun e jetës: ‘Dua të bëhem nënë por…’

E ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV Liljana Danushi rrëfen jetën e vës htirë, nga fejesa që pati me 47-vjeçarin Arif Hysa shkoi nuse në Librazhd, kur ishte 31-vjeçe. Përballja me zakonet e vuri në vështirësi të renë, e cila për t’u dhënë një provë familjarëve të ish-burrit, se ajo ishte e vi rgjër, pas natës së parë u tregoi çarçafin e bardhë.

E fejuar me mblesëri, ajo qëndroi vetëm 6 muaj në familjen Hysa, pavarësisht se nisi ta dashuronte marrëzisht burrin që kishte përkrah dhe dëshirës që pati për t’u bërë nënë. Kon fliktet mes saj dhe kunatave çuan në pri shjen e kësaj fejese.

Unë nuk munda dot të vishja vellon e bardhë, por as nuk munda dot të bëhem nënë. Babai ishte i sëmurë dhe unë nuk doja të martohesha. Pas vdekjes së tij më kërkuan dorën dhe unë u besova. Unë nuk e njihja atë person, dija që quhej Arif Hysa dhe ishte 47 vjec, por vendosa të fejohem me të.

Kam qëndruar vetëm 6 muaj në fejesë me të. Natën e parë që qëndrova me bashkëshortin, në mëngjes ishin të gjithë familjarët që prisnin për të parë cërcafin sipas zakonit. Në fillim nuk ndjeja dashuri për atë person, por më pas e rashë në dashuri me të. Unë kujdesesha për të, por ai asnjëherë për mua. Isha unë që vendosa të ndahesha. U mblodhën të gjitha bashkë kur vendosa t’i jepja fund.

Pas nd arjes ajo vendosi të mos martohej më, por të bir ësojë një fëmijë dhe të vazhdojë jetën e saj. Sipas Liljanës pengesë për këtë është bërë e motra, e cila i mban ’pe ng’ firmën për t’i hapur rrugë këtij birësimi, i cili përveç plotësimit të disa kushteve, kërkohen të paktën edhe 3 firma nga familjarë apo të afërm të saj. Dy vëllezërit kanë dhënë dakordësinë, ndërsa e motra Kimete Imeri, e cila jeton në Itali nuk e pranon këtë gjë.

Nuk kam dashur të martohem më, sepse nuk kam besim tek askush. Dua vetëm të birësoj një fëmijë. Nuk kam nevojë për praninë e një mashkulli në jetën time. Unë përvec dy vëllezërve kam edhe një motër që ka një vit në Itali. Me motrën kanë lindur konfliktet për një fjalë goje.

Prej 10 vitesh kemi folur rrallë, ndërsa prej një viti nuk kemi asnjë kontakt. Di që është në Itali. Vëllait i ka thënë që nuk e jap firmën. Nënën e kam të sëmurë dhe e kam marrë malli për vajzën, por ajo ka mbyllur cdo kontakt me ne. Motra e din që unë kërkoj të b irësojë një fëmijë, kur unë I kërkova firmën ajo heshti.

Dy motrat nuk kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën prej një viti. Liljana kërkoi ndihmën e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, duke i bërë thirrje nga studio që e motra Kimetja të reagojë. 45-vjeçarja e mbyll me një mesazh prekës rrëfimin e saj.

Kur i thashë se këtë shqetësim do ta bëja publik në emisionin tuaj, ajo më mbylli telefonin dhe kam një vit që nuk flas më me të. Motër të lutem më hap telefonin. Me lejo të bëhem edhe unë nënë si ti.

Pa Gjurmë’ do t’i shkojë deri në fund kësaj historie, për të lidhur kontaktet mes Liljanës dhe motrës në Itali. Ndërsa përsa i takon kritereve për birësim është Komiteti i Bi rësimit ai që vlerëson mbi kushtet, pas kërkesës së bërë nga 45-vjeçarja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com