Loading...

Lajm i mire per emigrantet Shqiptar ne Angli

Vetëm pak ditë më parë mediat britanike folën për të rinjtë shqiptarë që udhëtojnë ilegalisht drejt vendit të tyre, me ndihmën e familjes.Artikulli përmendte se 834 adoleshentë në Kukës e kanë braktisur shkollën (periudha 2013-2016) për të shkuar në Angli me kamiona.

Pas publikimit të lajmit pati reagime të shumta, por ditën e sotme shefja e Bashkimit të punëtorëve emigrantë ka paralajmëruar se është e pamundur të gjurmohen qindra mijëra emigrantë ilegalë që punojnë në tregun e zi në Britani të Madhe. Lucy Moreton, shefja e Forcave Kufitare ISU, ka deklaruar se për momentin nuk ka asnjë mënyrë për të zbatuar rregulla të reja, derisa të realizohet përfundimisht strategjia e qeverisë për daljen nga eurozona.

Ajo tha:

“Nëse  je këtu në mënyrë të paligjshme mund të mbijetosh shumë mirë, ti ke akses në shërbimet mjekësore, fëmija yt mund të shkojë në shkollë dhe shanset për të të kapur janë shumë, shumë të pakta. Nëse nuk e thyen ligjin, askush nuk mund të të kapë sepse nuk ka burime”.

Paralajmërimi i Moreton vjen pasi ish-drejtori i përgjithshëm i zbatimit të imigracionit, David Wood, u tha deputetëve se mund të ketë më shumë se një milion emigrantë të paligjshëm në Britani.Ai pretendonte se shumë prej tyre jetojnë nën sistemin e mbikqyrjes dhe nuk ka gjasa që të dëbohen.

Vetëm këtë vit dhjetëra pronarë janë goditur me gjoba të rënda pasi nuk kontrolluan nëse qiramarrësit e tyre kishin të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com