Loading...

Yuri Kim ‘sfidon’ Metën, ngjitet në majën e Korabit (foto)

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, duket se ka br aktisur kryeqytetin e zhurmshëm e të ndotur shqiptar për disa ditë dhe po iu ngjitet maleve me ajër të pastër, ku të mbushen mushkëritë me ajër dhe aroma lulesh nga më të shumëllojshmet.
Pas bregdetit të Jonit, ku pushoi në gusht, diplomatja amerikane po kap majat, që më parë “i shiste” si suksese alpinisti presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kështu, atë që bëri një vit më parë kreu i shtetit shqiptar, duke u ngjitur në majën e lartë të Korabit, e ka përsëritur Kim dy ditë më parë, bashkë me kolegen e vet suedeze në Tiranë dhe dashamirës të tjerë të alpinizmit.

Pasi ka shijuar një kafe me qytetarët dibranë në qytetin e Peshkopisë, ambasadorja e SHBA ka marrë rrugën për në majën më të lartë, atë të Korabit, duke shijuar bukuritë përrallore të vendit tonë. Nuk ishte e lehtë, por në fund ia dolën, sikurse shkruan edhe ambasadorja e Suedisë në Shqipëri:

“Ne ia dolëm! Ngjitje fantastike deri në majën e Korabit, 2764 metra mbi nivelin e detit. Nuk ishte e lehtë, por shumë e bukur dhe argëtuese. Faleminderit të gjithëve për këtë ditë fantastike!”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com