Loading...

Situatë pro blematike prej 5 ditësh në doganën e Morinës/ Kosova kërkon vaksinën ose test

Kushti i qeverisë së Kosovës për vaksinë ose test për çdo qytetar që futet brenda territorit të saj kanë shkaktuar radhë të shumta automjetesh në kufirin me Shqipërinë.

Mësohet se shumë shqiptarë nga Kosova po kthehen në shtëpi pas pushimeve në bregdet dhe në pikën kufitare të Morinës u është kërkuar pasaporta e vaksinimit ose test PCR, i kryer jo më vonë se në 72 orët e fundit.

Radha vazhdon për disa kilometra, ndërkohë që nuk ka ende asnjë reagim nga autoritetet e të dyja vendeve. Kjo situatë prob lematike  po vazhdon prej 5 ditësh që prej hyrjes në fuqi të masave të reja në Kosovë.

Ndërkohë nga e hëna ky kusht do të nisë të zbatohet edhe nga pala shqiptare, referuar vendimit të marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas shtimit të rasteve me COVID në vendin tonë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com