Loading...

‘Partia Socialiste është partia ime e lindjes dhe nuk kam pse t’i marr askujt leje në raportin tim me PS’/ Luan Rama lë të hapur mundësinë e rikthimit

Luan Rama e cilësoi Partinë Socialiste si shtëpinë e tij të lindjes politike dhe askush nuk mund të kushtëzojë raportet që ai mund të vendosë me këtë parti.

“Partia Socialiste është partia ime e lindjes dhe nuk kam pse t’i marr askujt leje në raportin tim me PS. Jam socialist në bindje dhe qëndrim. E kam për nder atë që tha Kryeministri që të jem mbrojtës i gjithë vlerës së lu ftës”, tha Rama në një intervistë për News24.

Ish-nënkryetari i LSI-së, i dorë hequr pak ditë më parë la të hapur mundësinë e rikthimit në politikë, edhe te PS, ndërsa tha se aktualisht ka një projekt gati për t’iu rikthyer gazetarisë.

“Sot jam i papunë si shumë të papunë këtu dhe nuk jam nga ata politikanë që profesion nuk kam. Jam në tu ndimin për t’iu kthyer profesionit të parë. Kam paraqitur një projekt dhe jam në kontakte me disa subjekte mediatike për të parë se sa i vlefshëm është projekti im dhe nëse do të gjej dakordësinë do t’i kthehesha me kënaqësi profesionit si gazetar”, tha ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com