Loading...

4 shtatori i 2004, dita kur shqiponjat kuq e zi gj unjëzuan kampionët e Europës, grekët u h akmorrën me v rasjen e 20-vjecarit shqiptar

4 shtatori i 2004, si sot para 17 vitesh, do të mbetet i paharruar në memorien e shqiptarëve, pasi kombëtarja e drejtuar nga Hans Peter Brigel mposhti 2-1 Greqinë të sapo shpa llur kampione Europe për kualifikueset e Botërorit ‘Gjermani 2006’.

Në ‘Qemal Stafën’ e bërë fl akë nga tifozët do të realizonte fillimisht Murati, ndërsa më pas Aliaj dyfishoi me një perlë të jashtëzakonshme. Për grekët goli i vetëm u shënua nga Janakopulos.

Stadiumi atë natë 4 shtatori u bë “zj arr” nga brohorimat, këngët dhe koret e tifozëve shqiptar për Kombëtaren pas një triumfi historik dhe heroik ndaj kampionëve të Europës që u “gjunjëzuan” që në takimin e tyre të parë pasi triumfuan në Portugali ndaj këtyre të fundit në finalen e EURO 2004.

Festa nuk do të mbaronte me kaq, të gjithë rrugët e kryeqytetit, më ekzaktësisht më shumë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga e stadiumit “Qemal Stafa”, gjithashtu edhe sheshi i qendrës së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, ku pamjet do të ruhen thellë në memorien e çdo shqiptari, sidomos të atyre që e përjetuan në stadiumin e tej mbushur të gjithë kuqezi.

Kjo ngjarje e paharrueshme në memorien e popullit do të nxihej nga ngjarja e turpshme e ndodhur në Greqi. Një tifoz vetëm 20 vjeç, i quajtur Gramoz Palushi, u v ra një hu ligan, pasi po festonte me shokët fitoren e kombëtares në Zakinthos. Kjo ngjarje prishi për disa kohë edhe marrdhëniet mes vendeve. Shqip

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com